Braziliani refuzon kuqezinjtë dhe i shtang të gjithë!

Futboll

Braziliani refuzon kuqezinjtë dhe i shtang të gjithë!

Më: 18 mars 2021 Në ora: 16:33
Braziliani refuzon kuqezinjtë dhe i shtang të gjithë!

Një nga emrat e përfolur për një afrim të mundshëm në merkaton e verës te Milani ka qenë Otavio.

Braziliani ishte në fundin e kontratës me Porton, por duket se gjërat kanë ndryshuar.

Edhe pse mediat kishin bërë me dije se Otavio nuk do të rinovonte dhe do të kalonte te Milani me parametra zero, tashmë anësori brazilian ka ndryshuar mendje. Sipas “O’jogo”, Otavio do të rinovojë me Porton dhe do të refuzojë çdo ofertë që vjen në drejtim të tij.

Kontrata e re me Porton parashikon një rritje page dhe një klauzolë lirimi që do të jetë në vlerën 60 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat