E do me çdo kusht futbollistin e Tottenhamit

Futboll

E do me çdo kusht futbollistin e Tottenhamit

Më: 18 mars 2021 Në ora: 17:45
E do me çdo kusht futbollistin e Tottenhamit

Skuadra franceze Paris Saint German synon që të përforcohet me futbollistë cilësor edhe në afatin kalimtar të verës.

“Goal” së fundmi ka raportuar se PSG synon që ta transferojë futbollistin e Tottenhamit, Serge Aurier.

Mbrojtësi 28-vjeçar nga Bregu i Fildishtë edhe më parë ka luajtur në PSG, para se të transferohej në vitin 2017 në Londër te Tottenham.

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, është i njohur me cilësitë e tij andaj po e kërkon me çdo kusht futbollistin.

Vlera e tij në treg është 20 milonë euro.

Aurierit i skadon kontrata me Tottenhamin në qershorin e vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat