E bind Eden Hazardin

Futboll

E bind Eden Hazardin

Më: 18 mars 2021 Në ora: 17:51
E bind Eden Hazardin

Klubi e ka bindur atë për momentin të mos i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale pas konsultimeve me disa specialistë të kyçit të këmbës. Lojtari ka pranuar, ai dëshiron vetëm të rikthehet njëqind për qind ashtu siç ishte te Chelsea, për çka edhe shihej si njëri prej më të mirëve në botë, kurse sot, është shumë larg të tjerëve.

Eden Hazard nuk do t’i nënshtrohet operacionit. Të paktën tani për tani.

Real Madrid nuk beson që një ndërhyrje e re në kyçin e këmbës do t’i japë fund problemeve të tij fizike dhe pas konsultimeve me specialistë të ndryshëm, Reali e ka bindur Hazardin se gjëja më e mirë është të rikuperohet nga problemet e tij fizike me qetësi dhe durim, pa afate të caktuar, raporton MARCA.

Futbollisti ishte i bindur se të gjitha problemet e tij vinin nga kyçi i këmbës, i cili vazhdon ta shqetësojë atë një vit pasi iu nënshtrua një operacioni në Dallas.

Lojtari nuk është mjaft i kënaqur me gjendjen e tij fizike, duke pësuar dëmtime të vazhdueshme të muskujve.

Por Real Madridi i kanë kërkuar të jetë i qetë, të ketë durim dhe e kanë bindur se krejt çka duhet të bëjë është të rikuperohet mirë dhe të zbresë në fushë vetëm kur të jetë i gatshëm 100%.

Belgjika insistonte që Eden të operohet sërish, por Reali e ka fituar ‘luftën’ dhe tani për tani, s’do të operohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat