Do të përballet me Kosovën dhe Italinë, mbrojtësi i Kukësit merr ftesë nga kombëtarja

Futboll

Do të përballet me Kosovën dhe Italinë, mbrojtësi i Kukësit merr ftesë nga kombëtarja

Më: 18 mars 2021 Në ora: 17:54
Do përballet me Kosovën dhe Italinë, mbrojtësi i Kukësit merr ftesë nga kombëtarja

Mbrojtësi i Kukësit Rolandas Baravikas është në listën e të grumbulluarve të kombëtares së Lituanisë, për 3 ndeshjet që do të zhvillojnë këta të fundit gjatë këtij muaji.

Futbollisti 25-vjeçar ka zhvilluar 20 ndeshje për kombëtaren e tij, teksa është ftuar edhe për ndeshjet e këtij muaji, ku Lituania do të luajë miqësore me Kosovën më 24 mars dhe më pas do të përballen për eliminatoret e Botërorit, me Zvicrën më 28 mars dhe me Italinë më 31 mars.

Baravikas u afrua te Kukësi në merkaton e janarit, ku deri tani ka zhvilluar 7 ndeshje me verilindorët në kampionat.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Mbrojtesi Rolandas Baravykas eshte ftuar nga kombetarja lituaneze per ndeshjet e muajit mars. Mbrojtesi i skuadres sone do te jete pjese e ekipit perfaqesues te Lituanise ne 3 ndeshjet qe skuadra e tij do te zhvilloje gjate kesaj periudhe.

Ne daten 24 mars, Lituania luan nje ndeshje miqesore ndaj perfaqesueses se Kosoves, ndersa ne daten 28 mars do te jete kunder Zvicres per kualifikueset e Boterorit. Ndeshja e fundit do te jete ne daten 31 mars kunder Italise. Suksese Bara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat