Shpërthen Xherdan Shaqiri, ja kush janë fajtorët...

Futboll

Shpërthen Xherdan Shaqiri, ja kush janë fajtorët...

Më: 18 mars 2021 Në ora: 18:14
Shpërthen Xherdan Shaqiri, ja kush janë fajtorët...

Futbollisti Xherdan Shaqiri i prek të gjithë këto tema në prononcimin e dhënë për Sky Sport.

Sulmuesi me origjinë shqiptare e lidh momentin e vështirë me mungesën e tifozëve.

Një “Anfield” bosh nuk tremb më askënd, teksa 29-vjeçari është i bindur se ai dhe shokët e skuadrës do t’i rikthehen shpejt fitoreve dhe dominimit të kundërshtarëve.

“Kundërshtarët tanë e kanë më të lehtë të luajnë kundër nesh në një ‘Anfield’ të boshatisur. 

Tifozët tanë një faktor shumë i rëndësishëm i sukseseve tona, ata na shtyjnë shumë të japim edhe më shumë, teksa u bëjnë presion edhe kundërshtarëve. 

Të gjithë skuadrat, përfshirë edhe të ‘voglat’, futen në stadiumin tonë pa asnjë lloj frike apo presioni nga tifozët tanë. Liverpool është një klub i madh dhe njerëzit flasin shumë. Njerëz jemi edhe ne, kështu që ëgjojmë gjithçka”.

“Përpiqemi të ruajmë qetësinë, por ka raste kur është tepër e vështirë. Unë nuk e shoh familjen time prej 5-6 muajsh. Jam shumë i lidhur me ta, kështu që nuk e kam të lehtë. Shpresoj të shkojë gjithçka mirë dhe t’i përqafoj sa më shpejt”.

Klopp? Jemi një skuadër që bisedojmë shumë me njëri-tjetrin, gjithashtu edhe me trajnerin. Ai na jep gjithmonë informacionin dhe udhëzimet e duhura. 

Nuk mund të tregoj bisedat që bëjmë në dhomat e zhveshjes, por bisedojmë shumë me njëri-tjetrin. Duhet të kthehemi më të fortë dhe të japim atë që duhet në fushë. 

Duhet të qëndrojmë pozitivë, rikthimi i besimit është i rëndësishëm për fitimin e ndeshjeve. Jemi një skuadër e madhe, jam i sigurt që do kthehemi përsëri të fitojmë”, përfundoi Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat