Tri ekipe në garë për Xherdan Shaqirin

Futboll

Tri ekipe në garë për Xherdan Shaqirin

Më: 18 mars 2021 Në ora: 19:28
Tri ekipe në garë për Xherdan Shaqirin

E ardhmja e sulmuesit të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri duket se është larg “Anfield”.

Raportimet e fundit nga mediat angleze thonë se Shaqiri do largohet qysh në verën e ardhshme.

Sipas Liverpool Echo, Lazio, Sevilla dhe Fenerbahce janë në grupin e skuadrave që janë duke ndjekur shqiptarin.

Shaqiri së fundmi ka nisur të këtë minutazhë më të lartë të skuadra e Jurgen Klopp, andaj mund të shitet në verë për 20 milionë euro, vlerë e cila do t’i ndihmonte “Reds” të dalin nga kriza.

Këtë edicion, Shaqiri ka zhvilluar 18 ndeshje duke regjistruar një gol dhe dhuruar katër asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat