Mourinho vjen me gjestin e vitit, hyri në zhveshtoren e lojtarëve të Dinamos së Zagrebit

Futboll

Mourinho vjen me gjestin e vitit, hyri në zhveshtoren e lojtarëve të Dinamos së Zagrebit

Më: 18 mars 2021 Në ora: 23:30
Mourinho vjen me gjestin e vitit, hyri në zhveshtoren e lojtarëve të Dinamos së Zagrebit

Eliminimi i Tottenham Hotspur nga Liga e Evropës në fazën e 1/8 nga Dinamo Zagrebi ka qenë befasia e mbrëmjes.

Dinamo Zagrebi ka arritur ta shkrijë epërsinë prej 2:0 të “Spurs” në ndeshjen e parë në Londër.

Kroatët fituan në Zagreb me rezultat 3:0 pas 120 minutave lojë duke bërë bujë të madhe në mediet ndërkombëtare për këtë rikthim senzacional.

Ndonëse ishte eliminim i hidhur, trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka ardhur me gjestin e vitit duke u futur në zhveshtoret e skuadrës vendase duke i uruar ata.

Futbollistët e Dinamos e falenderuan strategun portugez duke ia kthyer me duartrokitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat