Para shortit zyrtar publikohet një foto ku mësohen përballjet në Ligën e Kampionëve

Futboll

Para shortit zyrtar publikohet një foto ku mësohen përballjet në Ligën e Kampionëve

Më: 19 mars 2021 Në ora: 11:03
Ilustrim

Pas përfundimit të ndeshjeve në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, skuadrat si Liverpool, Chelsea, Manchester City, Bayern Munich, Real Madrid, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain dhe Porto, janë kualifikuar drejt çerekfinales.

Sot do kemi rastin që me fillim nga ora 12:00 të përcjellim hedhjen e shortit në Ligën e Kampionëve, ku do të mësojmë përballjet mes ekipeve të cilat kanë siguruar biletën për 1/8-ën, përcjell KosovaPress.

Ka kohë që çdoherë para ceremonisë së shortit, publikohet një foto e cila përmban skuadrat e kualifikuara dhe përballjet e konfirmuara, por nuk dihet nëse është e vërtetë.

E po ashtu, edhe për këtë short është publikuar një foto, ku shihet shorti i “konfirmuar” në Ligën e Kampionëve.

Më poshtë i gjeni përballjet nga kjo foto e cila është duke qarkulluar nëpër shumë media evropiane.

Liverpool – Borussia Dortmund

Paris Saint-Germain – Porto

Manchester City – Bayern Munich

Real Madrid – Chelsea

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat