Pioli shprehet i zhgënjyer

Futboll

Pioli shprehet i zhgënjyer

Më: 19 mars 2021 Në ora: 11:32
Pioli shprehet i zhgënjyer

Milani është eliminuar nga Liga e Evropës pasi u mposhtë në takimin e dytë në “San Siro” nga Manchester Unitedi.

“Djajtë e Kuq” fituan minimalisht 0:1 me golin e mesfushorit francez, Paul Pogbas në fillim të pjesës së dytë.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli pas ndeshjes është shprehur i zhgënjyer me eliminimin, duke shtuar se skaudra e tij meritonte më shumë.

"Është një eliminim që vërtet na zhgënjen, sepse gjatë dy ndeshjeve kemi luajtur si një ekip i shkëlqyeshëm dhe duhet të kishim shënuar në pjesën e parë", tha trajneri për “Sky Sport Italia”.

"Ashtë për të ardhur keq, ne bëmë aq shumë për të arritur këtu dhe ekipi meritonte të vazhdonte, por na duhej t'i jepnim pak më shumë”, shtoi ai.

Tekniku i “Rossonerëve” ka lavdëruar skuadrën e Manchester Unitedit.

"Ne po flasim për një skuadër të Manchester United që arriti në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës sezonin e kaluar, që ishte në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe dy javë më parë mundi Manchester City me 2-0”, theksoi Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat