Labinot Tahiri ndihmon me mjete financiare KF Ferizajn dhe ka një mesazh 

Futboll

Labinot Tahiri ndihmon me mjete financiare KF Ferizajn dhe ka një mesazh 

Nga: K.G. Më: 19 mars 2021 Në ora: 11:40
Labinot Tahiri ndihmon me mjete financiare KF Ferizajn dhe ka një mesazh 

Këngëtari i mirënjohur Labinot Tahiri e ka ndihmuar me 3 mijë euro klubin e futbollit Ferizaj, që po kalon ditët më të vështira që nga ekzistimi.  

“3000€ për klubin e futbollit tē Ferizajt! 
Lajm, sa për t'i ngjallur dritat jeshile Klubit Të Ferizajt në Futboll! Mirëdita qyteti im Ferizaj Kosovë e Shqipërisë! 
Simpatizant të Klubit të Ferizajt! 

Është kërkuar nga ne, nuk po them unë, sepse pêrdori shumicën e njerëzve për të bërë mrekullira dhe prandaj jemi të gjithë të njejtë ne vendimet që i marrim për çdo gjë në jetën ku ne jetojmë. 

Dua të ju them se klubi kishte mbetur pa asnjë financë, dhe në lojën me POZHORANIN, nuk janë kushtet për të paguar as edhe mjekun i cili duhet të qêndrojë gjatë lojës, e imagjinoni në borxhet që ia ka si klub, ku mund ti humb edhe pikët nga Federata e Futbollit!!!!

Ky dështim kaq i madh, vjen si pasoj e mos përgjegjësisë ndaj këtij klubi i cili i u ka lojtarët tepër të avancuar, por mundësi kushtesh janë shumë të vogla thuajse ZERO! 

Sa për lehtesimin e lojërave në vazhdimësi, i ndajmë këto mjete 3000€ bujarisht e shpirtnisht, për të ngjallur jo vetëm Ferizaj, por të gjitha klubet sportiste nē vendin tonë me qellim që të triumfojë sporti ne arenen nderkombëtare pa pengesa politike, e sidomos të rinjtë e këtij atdheu të sjellin medalje për vendin, e njëkohësisht edhe të bëjnë jetën si MESI në ARGJENTINË, e RONALDO NĒ PORTUGALI. 

Gjynah me fitua vetëm politika, ne si estradë, biznese dhe shumē të tjera aktivitete. 
Kemi ndihmuar edhe në të kaluarën, por si kemi bërë publike për sportet!! Ngjalluni se kultura dhe sporti mbajnë shtetin në këmbë. 

Labi Kosovë e Shqipërisë”, shkruan Labi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat