Dortmund vendos çmimin ‘astronomik’ për Haalandin

Futboll

Dortmund vendos çmimin ‘astronomik’ për Haalandin

Më: 19 mars 2021 Në ora: 11:56
Haaland

Haaland vlerësohet të jetë njëri nga lojtarët më të mirë në botë për momentin dhe nëse vazhdon kështu atëherë e ardhmja e tij do të jetë e sigurt.

Vetëm këtë sezon, Haaland ka arritur që të shënojë 29 gola në të gjitha garat (19 në Bundesliga dhe 10 të tjerë në Ligën e Kampionëve).

Barcelona, Real Madrid, Chelsea, Manchester United janë vetëm disa nga shumë klubet e interesuar për të siguruar shërbimet e norvegjezit.

El Chiringuito, medium spanjoll, raporton se Dortmund i kanë vendosur çmimin Haalandit.

Ata kërkojnë një shumë prej 250 milionë eurove në qoftë se dikush dëshiron të transferojë atë. Marrë parasysh financat e klubeve dhe pandeminë në njërën anë, largimi i tij nga Dortmund duket i pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat