Muçi rikthehet në Shqipëri, sulmuesi përballet me Tiranën

Futboll

Muçi rikthehet në Shqipëri, sulmuesi përballet me Tiranën

Më: 19 mars 2021 Në ora: 12:13
Muçi rikthehet në Shqipëri, sulmuesi përballet me Tiranën

Kombëtarja Shpresa do të grumbullohet javën tjetër, ku trajneri Alban Bushi do të shikojë nga afër gjendjen e lojtarëve, ku do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.

Mësohet se për këtë grumbullim të Kombëtares U-21 ka marrë ftesë edhe Ernset Muçi, i cili në merkaton e dimrit bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, teksa u largua nga Tirana për të kaluar te Lagia e Varshavës në Poloni.

Kuqezinjtë e Bushit kanë planifikuar miqësore me Tiranën në ditët e ardhshme, dhe në këtë mënyrë, Muçi rikthehet në Shqipëri, teksa do të sfidojë ish-ekipin e tij, Tiranën.

Kujtojmë se Shpresat do të luajnë ndeshje zyrtare në muajin qershor, ku do të përballen me skuadrën e Andorrë, në ndeshjen për kualifikueset e Europianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat