Eriksen: Tani ëndërroj titullin

Futboll

Eriksen: Tani ëndërroj titullin

Më: 19 mars 2021 Në ora: 12:29
Eriksen: Tani ëndërroj titullin

Pas kaq shumë vështirësish, Christian Eriksen më në fund ka përvetësuar mesfushën e Interit, skuadrës së parë në renditjen e Serie A, me 9 pikë larg Milanit. Danezi ka gjetur buzëqeshjen në vazhdimësi dhe një rol të ri në fushë: “Titulli ishte një nga fjalët e para që mësova, por për momentin është vetëm diçka që mund ta ëndërrojmë, derisa ta fitojmë atë”.

Fjalët e danezit vazhdojnë më tej për Dazn: “Nuk e di nëse është një Eriksen i ri apo i vjetër, por po luaj pak më shumë. Në skemën e lojës që përdorim dhe në pozicionin që mbaj tani, unë luaj pak më poshtë, kështu që jam më i përfshirë në situata si këto, i gatshëm për ta qarkulluar topin. Normalisht, unë luaja më i avancuar, më duhej të adaptohesha në një sistem të ri, në një stil të ri loje. Pak nga pak mësova dhe tani di shumë mirë si të luaj”.

Disa fjalë edhe për marrëdhënien me Conte dhe Lukaku: “Unë jam këtu prej një viti tani, çdo ditë bëjmë gjërat që trajneri kërkon nga ne. U përpoqa të mësoja nga dita e parë. Conte dhe unë duhej të njiheshim. Trajneri më njeh më shumë, unë e njoh atë më mirë. Kjo është një gjë e mirë, gjithashtu e bën më të lehtë të kuptuarit se si interpretohen ndeshje të caktuara. Varet nga trajneri, që vendos për pozicionet tona në fushë. Kjo, gjithashtu varet nga kundërshtari dhe mënyra se si mund ta lëndojmë atë me sistemin tonë të lojës”.

Në intervistën me Dazn, Eriksen flet gjithashtu për marrëdhëniet brenda dhe jashtë fushës me Romelu Lukaku: “Ne mesfushorët shpesh përpiqemi të koordinohemi me Romelu. Ne e dimë se ku është dhe në sistemin tonë, topi duhet të jetë gjithmonë i luajtshëm për tek ai.

Lukaku gjithmonë shkon në anën e djathtë, ne përpiqemi ta shfrytëzojmë sa më shumë që të mundemi. Kemi një marrëdhënie të mirë, unë dhe Romelu. Ai është një gjigant i mirë. Madje kam luajtur kundër tij qysh kur ishim fëmijë, ai ishte tek Anderlecht. Pra, ne kemi një të kaluar të përbashkët, duke bërë gjëra të pabesueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat