Ibra: Nuk mendoj për të ardhmen

Futboll

Ibra: Nuk mendoj për të ardhmen

Më: 19 mars 2021 Në ora: 12:43
Ibra: Nuk mendoj për të ardhmen

Pas eliminimit nga Europa League, Zlatan Ibrahimovic ka folur edhe për të ardhmen e tij duke mos zbuluar asgjë gjithsesi lidhur me rinovimin ose largimin nga Milani në fund të këtij sezoni.

Për momentin Ibra është i përqëndruar vetem te kampionati pasi beson ende se Milani tij mund të fitojë titullin kampion.

“Dua të luaj për të fituar diçka, jemi të dytët dhe duam të provojmë të fitojmë kampionatin. Pastaj nëse do të shkojmë vetëm në Champions do të jetë diçka e bukur, por duam të provojmë të fitojmë diçka.

Për sezonin e ardhshëm nuk dua të them asgjë, për momentin dua të mbyll në mënyrën më të mirë këtë sezon, deklaroi Ibra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat