Partizani-Teuta, sfida ku barazimi nuk vlen më!

Futboll

Partizani-Teuta, sfida ku barazimi nuk vlen më!

Më: 19 mars 2021 Në ora: 13:12
Partizani-Teuta, sfida ku barazimi nuk vlen më!

Te Partizani eliminimi nga Kupa i përket së shkuarës, tashmë të kuqtë mund të fokusohen maksimalisht vetëm në kampionat. Janë ende shumë ndeshje për t’u luajtur dhe titulli është një realitet i prekshëm.

Realitet që e kërkon edhe Teuta që të dielën do të sfidojë të kuqtë. Bregdetarët tashmë duhet të tregojnë muskujt sepse barazimet nuk shërbejnë më, pavarësisht se gabimet e pakta që bëjnë në kampionat po e mbajnë skuadrën e Martinit pranë kreut, nevojitet hapi cilësor.

Vetëm dy humbje për Teutën në 5 transfertat fundit dhe vetëm 4 gola të pësuar. Mban vendin e dytë në renditje përsa i takon pikëve të grumbulluara në transfertë. Teuta ka grumbulluar 21 pikë jashtë Niko Dovanës.

Përballjet mes këtyre dy klubeve kanë prodhuar në të shumtën e rasteve futboll cilësor, teksa tashmë për objektivat që kanë, ndoshta mund të tregohen dhe pak pragmatist.

Partizani vjen në këtë duel me kënaqësinë që mori pas triumfit në derbi dhe mërzitjes për eliminimin nga Kupa, ilaç i kësaj të fundit do të ishte një sukses ndaj bluve, ndërkohë për Teutën ka ardhur momenti  të lërë pas barazimet dhe të tregojë forcën e vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat