Kthimi i Ronaldos do të ishte rrezik për Real Madridin

Futboll

Kthimi i Ronaldos do të ishte rrezik për Real Madridin

Më: 19 mars 2021 Në ora: 14:38
Kthimi i Ronaldos do të ishte rrezik për Real Madridin

Fituesi i Topit të Artë më 1999, Rivaldo, ka folur për kthimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos.

Ditëve të fundit janë rritur shumë këto spekulime, por ishi i Barcelonës dhe Brazilit nuk mendon që është diçka e mirë për të dyja palët, si për Realin, ashtu edhe për vet Cristiano Ronaldon.

“Duhet të pranojmë që CR7 që u largua nga Real Madrid disa vjet më parë nuk është i njëjtë me atë tani. Sigurisht, ai do të vazhdojë të shënojë shumë gola dhe të bëjë dallimin, duke treguar vendosmërinë e tij të jashtëzakonshme në fushë, por kjo mund të ishte diçka e tepërt në këtë fazë të karrierës. Nëse gjërat nuk do të shkonin mirë, statusi i tij si idhull mund të dëmtohet”, deklaroi Rivaldo.

Sidoqoftë, Rivaldo pranon që kthimi i CR7 në Spanjë do të ishte lajm pozitiv për një rikuperim të mundshëm të duelit historik që ai ka me Lionel Messin.

“Tani që me Laportën janë rritur opsionet që Leo të qëndrojë, do të ishte fantastike të ribashkohen Messi dhe Cristiano në LaLiga për disa vjet më shumë. Së pari, sepse do të ishte emocionuese jo vetëm për klubet e tyre, por për të gjithë dhe tifozët. Përveç kësaj, Spanja mund të kthejë pak madhështinë e saj, para Premierligës, Bundesligës ose Serisë A”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat