Derbi i madh në Maqedoni, Shkëndija kërcënon Vardarin

Futboll

Derbi i madh në Maqedoni, Shkëndija kërcënon Vardarin

Më: 19 mars 2021 Në ora: 18:02
Pamje nga stërvitja

Me seri prej 14-të ndeshjeve të njëpasnjëshme pa njohur humbjen nga Vardari, Shkëndija nga tetova të shtunën udhëton drejt Shkupit për sukses të ri në duelet me këtë rival.

Para pauzës dy javore shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese në start të eliminatoreve për Kampionatin Botëror, Shkëndija do të udhëtojë drejt Shkupit për tu përballur me Vardarin. Kuqezinjtë me 7-të pikë diferencë nga vendi i dytë hyjnë në xhiron e 24-t, ndërsa para pauzës nëse jo për ta zmadhuar, minimumi që kërkon ekipi është të mbajë këtë distancë, e që nënkupton fitore në takimin me Vardarin.

Kuqezinjtë tanë janë ekipi i vetëm pa humbje në pjesën e deritashmë të gjysmësezonit pranveror, ndërsa në pesë përballjet e zhvilluara një prej tre fitoreve është pikërisht ndaj Vardarit 2:1 në Tetovë. Skuadra të dielën e shkuar në Tetovë fitoi 1:0 Pelisterin dhe tashmë gjithë vëmendja është kthyer ka dueli i ditës së shtunë me Vardarin.

Armend Alimi për shkak të akumulimit të 5 kartonëve të verdhë është i pezulluar dhe do të jetë mungesë e madhe në formacionin e Ernest Gjokës. Mbrojtësi Jan Krivak tash më një periudhë më të gjatë është jashta kombinimit dhe rikthimi i tij mund të pritet pas pauzës ndërkombëtare.

Vardari vijon të jetojë në krizë dhe problemet administrative e finansiare reflektojnë edhe në fushë ku ekipi në 5 ndeshje ka ecuri prej 3 humbjeve dhe 2 barazimeve. Edhe pse në krizë të thellë, në asnjë moment nuk duhet nënçmuar këtë ndeshje nga kuqezinjtë tanë, pasi barazimet me Pelisterin 2:2 dhe Struga Trim&Lum 1:1 në fushë të tyre janë paralajmërim i mjaftueshëm se pikët nuk fitohen para kohe.

Shkëndija nuk njeh disfatë nga Vardari tashmë 14-të ndeshje të njëpasnjëshme, ndërsa përballjen e fundit mes veti në Shkup, në kuadër të gjysmësezonit vjeshor e kemi fituar bindshëm 5:1.

Mes problemeve të shumta, Vardari në takimin e nesërm do të jetë edhe pa trajnerin Nikolla Ilievski, i cili ka rezultuar pozitiv në testet COVID-19.

Përballja Vardari-Shkëndija është në program të mërkurën në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në orën 15:00, ndërsa do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në RMTV dhe Arena Sport", shkruan në faqen e Shkëndijes." 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat