Rivaldo: Spanja mund të kthejë pak madhështinë e saj

Futboll

Rivaldo: Spanja mund të kthejë pak madhështinë e saj

Më: 19 mars 2021 Në ora: 18:13
Rivaldo: Spanja mund të kthejë pak madhështinë e saj

Fituesi i “Topit të Artë” më 1999, Rivaldo, ka folur për kthimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos.

Ditët e fundit janë rritur shumë këto spekulime, por ishi i Barcelonës dhe Brazilit nuk mendon që është diçka e mirë për të dyja palët, si për Realin, ashtu edhe për vetë Cristiano Ronaldon.

“Duhet të pranojmë që CR7 që u largua nga Real Madridi disa vjet më parë dhe nuk është i njëjtë me atë tani. Sigurisht ai do të vazhdojë të shënojë shumë gola dhe të bëjë dallimin, duke treguar vendosmërinë e tij të jashtëzakonshme në fushë, por kjo mund të ishte diçka e tepërt në këtë fazë të karrierës. Nëse gjërat nuk do të shkonin mirë, statusi i tij si idhull mund të dëmtohet”, ka deklaruar Rivaldo.

“Tani që me Laportën janë rritur opsionet që Leo të qëndrojë, do të ishte fantastike të ribashkohen Messi dhe Cristiano në La Liga për disa vjet më shumë. Së pari, sepse do të ishte emocionuese jo vetëm për klubet e tyre, por për të gjithë dhe tifozët. Përveç kësaj, Spanja mund të kthejë pak madhështinë e saj, para Premierligës, Bundesligës ose Serisë A”, ka shtuar Rivaldo..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat