Xhevdet Muriqi tregon një çudi në Zagreb: A ja mbrojti penalltinë apo jo Robert Prosineçkit  

Futboll

Xhevdet Muriqi tregon një çudi në Zagreb: A ja mbrojti penalltinë apo jo Robert Prosineçkit  

Nga: K.G. Më: 19 mars 2021 Në ora: 22:01
Xhevdet Muriqi tregon një çudi në Zagreb: A ja mbrojti penalltinë apo jo Robert Prosineçkit  

Ish futbollisti i mirënjohur, Xhevdet Muriqi, tregon një ndodhi të viteve të 90-ta, kur ishte pjesë e skuadrës kroate, Shibeniku. 

Në minutën e 82-të, përjashtohet nga loja portieri i Shibenikut dhe Xhevdet Muriqi mori dorëzat dhe futet në portë, mbi 20 mijë shikues në “Maksimir” në drithërima. 

I famshmi Robert Prosineçki, mori përgjegjësinë dhe gjuajti nga penalltia, duke e mposhtur Muriqin. Croatia, siç quhej atëkohë (Dinamo e Zagrebit), shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Shibenikut, në kuadër të kampionatit kroat.  

Image

Gazeta kroate

“Ndeshja kampionale në Zagreb me Dinamon e Zagrebit. Në minutat e fundit penallti për Dinamon, por nuk arrit ta mbroj penalltinë të cilën e shutoj Prosineçki.

Mbasi portieri  ynë e mori kartonin e kuq dhe unë hyra ne portë dhe humbëm me 1:0”, shkruan Muriqi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat