Brahim Diaz: Titulli i Seria A, objektivi i vetëm i mbetur për ne

Futboll

Brahim Diaz: Titulli i Seria A, objektivi i vetëm i mbetur për ne

Më: 19 mars 2021 Në ora: 22:36
Brahim Diaz

Futbollisti i Milanit, Brahim Diaz, ka folur për objektivat e klubit.

Brahim Diaz ka folur për objektivat e skuadrës së Milanit pas eliminimit nga Europa League.

Milan tani është plotë nëntë pikë larg Interit, i cili qëndron në vendin e parë.

Por pavarësisht kësaj, Diaz mbetet optimist.

“Është e qartë që ne jemi Milani dhe kemi lojtarë të mëdhenj, kështu që do të luftojmë deri në fund për objektivin e mbetur, që është kampionati”, tha ai.

“Mund ta fitojmë atë, ai është i vetmi objektiv për ne tani”, përfundoi Brahim Diaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat