Cristiano Ronaldo flet pasi mori çmimin e lojtarit më të mirë në Serie A nga AIC

Futboll

Cristiano Ronaldo flet pasi mori çmimin e lojtarit më të mirë në Serie A nga AIC

Më: 19 mars 2021 Në ora: 23:52
Cristiano Ronaldo

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është shpallur lojtari më i mirë i Serie A për sezonin 2019-20.

Ylli portugez u shpreh shumë i lumtur për këtë vlerësim dhe në një prononcim për “Sky Sport Italia”, ai falenderon të gjithë shokët e skuadrës e lojtarët që e kanë votuar.

“Ishte një vit i çuditshëm, një vit që askush nuk do ta dëshironte sërish. Por, në aspektin individual dhe për ekipin ishte pozitiv sepse fituam kampionatin. Në fillim ishte e vështirë të luanim pa tifozë, por qëllimi ynë ishte triumfi në Serie A dhe ia dolëm. U eliminuam në Champions League, por kështu është futbolli. Goli më i bukur? Jam i sigurtë se është ai ndaj Sampdorias.

Dua të falenderoj shokët e ekipit sepse pa ata nuk do ta merrja këtë çmim. Ndihem shumë me fat nga të gjithë lojtarët që më kanë votuar. Mendoj se besimi, qëndrueshmëria dhe pasioni janë sekreti për të vazhduar e për të shijuar futbollin. Jam ende i motivuar, përndryshe nuk do të luaja në këto nivele” – shkroi Ronaldo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat