Real Madridi pritet të ofrojë një shumë simbolike për transferimin e Ronaldos

Futboll

Real Madridi pritet të ofrojë një shumë simbolike për transferimin e Ronaldos

Më: 20 mars 2021 Në ora: 08:32
Cristiano Ronaldo

Real Madridi raportohet se është duke e menduar seriozisht rikthimin e Cristiano Ronaldos.

Los Blancos e shiten yllin portugez te Juventusi në vitin 2018, mirëpo gjërat për dy palët e fundit nuk kanë shkuar mirë.

Mbretërit duan ta rikthejnë golashënuesin e tyre më të mirë në histori, derisa Biankonerët e mendojnë projektin pa 36-vjeçarin.

Sipas asaj që raporton Cuatro, skuadra spanjolle është e gatshme që të ofrojë një shumë simbolike për transferimin e Ronaldos.

Po ashtu, pesë herë fituesi i Topit të Artë do të kishte një pagë të vogël te madrilenët, mirëpo rëndësia e tij do të ishte sërish e lartë  në klub.

Ai do të nënshkruante kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat