Arteta emëron 3 gjëra që synon të përmirësojë te Arsenali

Futboll

Arteta emëron 3 gjëra që synon të përmirësojë te Arsenali

Më: 20 mars 2021 Në ora: 09:40
Arteta

Ai pranon që Topçinjëve u mungon menaxhimi i duhur i lojës, por ai këmbëngul se Arsenali po shkon në drejtimin e duhur.

“Ndonjëherë ka qenë menaxhimi i lojës. Ndonjëherë ka qenë vendimmarrja e dobët. Ndonjëherë ka qenë mungesa e disiplinës. Këto janë gjërat që duhet t’i zhdukim nëse duam të luftojmë me klubet më të mira”, ka thënë ai për Sky Sports.

“Por unë po shoh drejtimin që po marrim. Unë po shoh energjinë me të cilën ne luajmë, me të cilën stërvitemi. Unë po shoh mjedisin që po krijojmë dhe sa të përfshirë janë të gjithë, përfshirë stafi, bordi, të gjithë”.

“Kjo më jep një ndjenjë pozitive, se nëse marrim disa vendime të mira, pozitive, do të jemi vërtet të fortë”.

Jo shumë kohë më parë, Arteta siguroi që kur gjithçka të kthehet në normalitet dhe pandemia të mbarojë, projekti i Arsenalit do të jetë i madh.

Për momentin Topçinjtë janë në mes të tabelës me një mundësi të vogël për të përfunduar në zonën e Ligës së Kampionëve. Arsenali është 10 pikë prapa Chelsea të vendit të katërt me 10 ndeshje të mbetura për të luajtur.

Liga e Evropës paraqet një shans më të mirë për t’u kualifikuar në garën më të madhe Evropiane, pasi Gunners ka mësuar kundërshtarin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat