​Wenger parashikon finalen e Ligës së Kampionëve, do të ishte finale spektakolare

Futboll

​Wenger parashikon finalen e Ligës së Kampionëve, do të ishte finale spektakolare

Më: 20 mars 2021 Në ora: 10:32
​Wenger

Ndeshjet si Bayern – PSG dhe Liverpool – Real Madrid konsiderohen si më emocionueset në këtë fazë, por ish- trajneri i Arsenalit Arsene Wenger nuk e sheh asnjërën prej skuadrave të lartëpërmendura në finalen e Stambolit.

Sipaa tij, për trofeun më të rëndësishëm evropian në nivel klubesh në finale do të përplasen dy gjigantët anglez Chelsea dhe Manchester City.

“Në Ligën e Kampionëve është shumë e vështirë të bëhen parashikimi, por unë mendoj se finalja e këtij edicioni do të zhvillohet ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt”, ka thënë Wenger.

Ndryshe, në çerekfinale Chelsea do të ballafaqohet me Porton kurse Manchester City me Borussia Dortmundin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat