Dy ndeshje interesante zhvillohen në Ligën e Parë të Kosovës

Futboll

Dy ndeshje interesante zhvillohen në Ligën e Parë të Kosovës

Më: 20 mars 2021 Në ora: 11:05
Dy ndeshje interesante zhvillohen në Ligën e Parë të Kosovës

Java e 20-të në Ligën e Parë të Kosovës ka startuar ditën e djeshme, ku Ramiz Sadiku dhe Flamurtari luajtën baras 0-0.

Ndërkohë në ditën e sotme në program janë dy takime për tu zhvilluar dhe të dyja në Grupin A.

Në Prizren zhvillohet derbi i dy skuadrave me traditë në futbollin, ku Liria pret Vushtrrinë.

Ndërkohë interesant pritet të jetë edhe në sfidën tjetër e cila zhvillohet në Drenas.

Drenasi që po kërkon pikët e mbijetesës pret skuadrën e Onix. Ndeshjet luhen në orën 13.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat