Sipas UEFA-së, Drita vazhdon të mbetet e para, FC Prishtina e dyta

Futboll

Sipas UEFA-së, Drita vazhdon të mbetet e para, FC Prishtina e dyta

Më: 20 mars 2021 Në ora: 11:21
Sipas UEFA-së, Drita vazhdon të mbetet e para, FC Prishtina e dyta

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ka publikuar listën e re të klubeve që janë paraqitur në arenën ndërkombëtare.

Kampionia aktuale, Drita vazhdon të mbetet skuadra më e mirë kosovare, sipas UEFA-s.

Pas kalimit të dy fazave në Ligën e Evropës dhe kualifikimit në raundin e tretë të evenimentit në fjalë “Intelektualët” renditen në pozitën e 296 me 3500 pikë.

Klubi më i trofeshëm në Kosovë, FC Prishtina është e dyta në listë sa i përket skuadrave të Kosovës me 2250 pikë në pozitën e 356.

Ndërsa klubi më i suksesshëm shqiptar vazhdon të jetë Shkëndija e Tetovës me 9000 pikë duke u renditur në pozitën e 133.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat