Drejtuesit ekonomikë të Realit e shohin kualifikimin në fazën e grupeve si një mundësi të mirë

Futboll

Drejtuesit ekonomikë të Realit e shohin kualifikimin në fazën e grupeve si një mundësi të mirë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 11:45
Drejtuesit ekonomikë të Realit e shohin kualifikimin në fazën e grupeve si një mundësi të mirë

Objektivi u plotësua, të paktën në aspektin ekonomik. Reali i Madridit ende është 5 hapa larg fitores së Champions-it të 14-të në histori, por kualifikimi mes 8 më të mirave ka mbushur arkat e klubit madrilen. Me 10.5 milionë eurot si bonuse nga UEFA për kualifikimin në çerekfinale dhe nga të ardhurat e “market pool”, Reali i Madridit ka arkëtuar 100 milionë euro deri tani.

Sigurisht që drejtuesit nuk janë ende të kënaqur dhe duan të përfitojnë sa më shumë nga prezenca në Champions si e vetmja skuadër spanjolle e kualifikuar në këtë fazë. Reali i Madridit ka arritur që të përfitojë 35 milionë euro për shkak të koeficientit të tij në 10 vitet e fundit në Europë dhe 15 milionë për kualifikimin në grupe. Gjithashtu, 3 fitoret e arritura në fazën e grupeve kanë sjellë 8.8 milionë euro në arkat e klubit, shtuar këtu edhe 900 mijë euro një barazim.

Skuadra e Zinedine Zidanes arriti që të përfitonte 9.5 milionë nga kualifikimi në fazën e 1/8-ave dhe 10.5 për çerekfinalet. Këto në total janë 80 milionë euro, pa harruar 20 të tjera që janë fituar nga marketingu dhe të drejtat televizive.

INVESTIME – Kjo është një shifër e kënaqshme për një ekip që kërkon të bëjë investime të mëdha në të ardhmen dhe të sigurojë shërbimet e disa talenteve të së ardhmes si Kylian Mbapesë dhe Erling Haaland.

Drejtuesit ekonomikë të Realit e shohin kualifikimin në fazën e grupeve si një mundësi të mirë për të mbushur arkat në një moment të vështirë që po kalon skuadra në aspektin ekonomik. Sigurisht që nuk duan të ndalen deri këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat