Kukësi zyrtarizon divorcin, i largohet futbollisti brazilian

Futboll

Kukësi zyrtarizon divorcin, i largohet futbollisti brazilian

Më: 20 mars 2021 Në ora: 11:47
Kukësi zyrtarizon divorcin, i largohet futbollisti brazilian

Në ditën e sotme u përfol së tepërmi në media për largimin e futbollistit brazilian te Kukësi, Mateus Leiria. Sipas raportimeve ky divorc erdhi për formën e dobët që është treguar nga afrimi i merkatos së verës, por nuk rezulton plotësisht e vërtetë.

Kukësi ka zyrtarizuar largimin e Leiria, për një tjetër arsye. Lojtari brazilian ka nënën në gjendje të rëndë shëndetësore në Brazil, e për këtë arsye nuk mund të qëndrojë më gjatë në Shqipëri.

Njoftimi i klubit

Futboll Klub Kukësi njofton se futbollisti brazilian Matheus Leiria Dos Santos nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Mesfushori i ardhur në merkaton e verës, ka kërkuar nga klubi dokumentacionin për t’u larguar në drejtim të Brazilit duke qenë se nëna e tij është në gjendje të rëndë shëndetësore. I detyurar për të qenë pranë familjes në këtë moment të vështirë, futbollisti ka kërkuar nga klubi të largohet.

Nga ana tjetër, klubi e ka mirëkuptuar futbollistin dhe e ka lejuar që të largohet nga ekipi për të qenë pranë familjes. Futboll Klub Kukësi i uron nënës së tij shërim sa më të shpejtë dhë futbollistit i uron suksese në karrierë! Faleminderit Leiria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat