Ish futbollistit Ajdini, i vdesin dy binjakë! Reagon gruaja e tij

Futboll

Ish futbollistit Ajdini, i vdesin dy binjakë! Reagon gruaja e tij

Nga: K.Goca Më: 20 mars 2021 Në ora: 12:10
Ish futbollistit Ajdini, i vdesin dy binjakë! Reagon gruaja e tij

Ish-futbollisti i Sarajevës dhe Velezhit nga Mostari, boshnjaku Ajdin Nuhiç dhe gruaja e tij Mejremi, përjetuan tragjedi të madhe familjare.

Binjakët e tyre të porsalindur, një vajzë dhe një djalë, vdiqën vetëm 20 orë pasi kishin lindur.

Për shkak të ndërlikimeve gjatë shtatëzënësisë, ndodhi edhe lindja e parakohshme e tyre dhe disa orë më vonë, binjakët vdiqën.

Lajmi i trishtë është publikuar nga gruaja e ish futbollistit Ajdin Nuhiq në rrjetet sociale.

"Unë e pata mundësinë në jetën time që të kaloja hirin më të madh që një grua mund të provojë! 

Isha e lumtur dhe e kënaqur me të gjitha momentet e bukura dhe të vështira në shtatzëninë time! 

Ditët më të bukura, më të vështira dhe më të gjata, të cilat i shijoja edhe kur ditët e fundit kanë dhimbje ‘Dy ditë më parë, unë i linda ata të shëndetshëm, dy margaritarë të bukur të syrit tim, por me dekretin e Zotit ata jetuan vetëm 20 orë. Ata më dhanë shpresë dhe frikë ...", shkroi Mejremi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat