Dinamo që po mahnit Evropën

Futboll

Dinamo që po mahnit Evropën

Më: 20 mars 2021 Në ora: 12:16
Dinamo që po mahnit Evropën

Dinamo e Zagrebit arriti suksesin e jashtëzakonshëm duke përmbysur Totenhemin në “Europa League” për t’u kualifikuar në çerekfinale. Ekipi kroat kishte humbur në shifrat 2-0 në takimin e parë, ndërsa trajneri Mamic do të jepte dorëheqjen pasi do t’i bindej drejtësisë nën akuzën e korrupsionit.

E pavarësisht kësaj, Zagrebi u kthye për të fituar në shifrat 3-0 kundër skuadrës së Murinjos.

Ky sukses mori jehonë të madhe pasi ishte një farë rikthimi i dinjitetit edhe për futbollin kroat që vitet e fundit kishte rënë disi me rezultatet e marra në Europë.

Por nëse bëhet fjalë për ekipin më të mirë në Ballkan, përgjigja është: “Dinamo Zagreb”. Në 10 vitet e fundit kjo skuadër ka marrë pjesë 9 herë në fazë grupesh, ku 5 herë ka qenë në “Champions League” dhe 4 herë në “Europa League”. Vërtet interesant fakti se në të vetmen herë që Dinamo e Zagrebit ka dështuar dhe ka mbetur pa Europë, ishte për “fajin” e Skënderbeut të Dajës në sezonin 2017-2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat