Sulmuesin e kërkojnë në elitën e kampionatit europian

Futboll

Sulmuesin e kërkojnë në elitën e kampionatit europian

Më: 20 mars 2021 Në ora: 12:30
Sulmuesin e kërkojnë në elitën e kampionatit europian

Pak javë më parë, mediat azere konfirmuan se janë plot tri skuadra nga Azerbajxhani që interesohen për sulmuesin e Partizanit, Eraldo Çinari.

Shkodrani ka një ecuri shumë të mirë për “demat” këtë sezon dhe që nga rikthimi i tij nga pezullimi, ka qenë ndër më të rëndësishmit në formacionin e Ilir Dajës. Megjithatë, kontrata e tij skadon në verë dhe ekipet e tjera kanë mundësinë ta afrojnë me parametra zero, nëse 24-vjeçari nuk rinovon gjatë këtyre javëve.

Përveç tri skuadrave azere, mes tyre është edhe gjiganti i Karabakut.

Megjithatë, interesim për Çinarin ka dhe nga Hungaria. Një prej skuadrave të elitës së futbollit hungarez është interesuar për shërbimet e sulmuesit të Partizanit, i cili nëse del futbollist i lirë në verë, ofertat i ka të shumta. Vlera në treg e shkodranit 24- vjeçar, sipas “transfermarkt”, është plot 300 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat