Çfarë flitet për Rashicën?

Futboll

Çfarë flitet për Rashicën?

Më: 20 mars 2021 Në ora: 12:40
Çfarë flitet për Rashicën?

Në verën e vitit 2020, Werder Bremen kërkoi të përfitojë miliona e miliona nga shitja e Milot Rashicës, por në fund dështoi dhe tani mund ta humbasë atë me shumë më pak para.

Sido që të jetë, Werderi tashmë ka vendosur që me çfarëdo çmimi, të heqë dorë gjatë verës nga sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, sipas BILD.

Klubi tani po lufton me kohën pasi kontrata e shqiptarit i skadon në vitin 2022 dhe Werder nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero dhe kështu, do të tentojnë të marrin deri në 20 milionë euro për Milotin, kartoni i të cilit ka rënë në 12 milionë.

Aston Villa e deshi edicionin e kaluar, por Werder kërkonte shumë më shumë ngase ofronte klubi nga Premierliga.

Gjithsesi, me vendosjen në treg, do të shfaqen edhe mundësi të reja për Milotin, që gjithashtu ka qenë edhe në radarin e RB Laipzig.

Rashica po zhvillon një sezon tejet zhgënjyes. Ai ende s’ka shënuar gol në sezonin 2020/21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat