Kumbulla: Ëndërroj Kupën e Botës me Shqipërinë

Futboll

Kumbulla: Ëndërroj Kupën e Botës me Shqipërinë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 14:11
Kumbulla: Ëndërroj Kupën e Botës me Shqipërinë

Marash Kumbulla ëndërron që një ditë, të luajë në një botëror me Shqipërinë.

Mbrojtësi i Romës, në një intervistë për “Sportweek”, preku shumë tema, në mesin e tyre ëndrrën që të luajë një ditë në një Kupë të Botës.

Shqipëria do të nis kualifikimet për Botërorin 2022 pas pak ditësh, me ndeshje kundër Andorrës, Anglisë dhe San Marinos.

Pas pak ditësh nisen eliminatoret për Katar 2022. Shqipëria nuk ka shkuar kurrë në një Kupë Bote…

“Kjo është ëndrra ime më e madhe. Ne jemi një vend i vogël, objektivi duket i vështirë. Por, ne shqiptarët jemi të fortë, një popull patriot, arrijmë t’i plotësojmë boshllëqet sportive me karakter dhe dëshirën për t’u kualifikuar. Grupi nuk është i lehtë, përballë rivalësh të fortë si Anglia dhe Polonia. Por, kur futesh në fushë, mendon vetëm për të fituar. Për vendin tonë, ne synojmë të fitojmë çdo ndeshje”, deklaroi Kumbulla..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat