De Sciglio zbulon sekretet

Futboll

De Sciglio zbulon sekretet

Më: 20 mars 2021 Në ora: 14:40
De Sciglio zbulon sekretet

Mattia De Sciglio dhe PSG, një “martesë e ndaluar” nga Juventusi. Kjo u zbulua nga mbrojtësi italian, i huazuar te Lyon, në një intervistë dhënë për “20 Minuta”: “Shkëmbimi me Kurzawa në dimrin e vitit 2020? Po, isha gati për të nënshkruar me PSG, por në momentin e fundit transferimi nuk shkoi mirë për shkak të refuzimit të Juventusit. Tani jam te OL, shumë i lumtur”.

De Sciglio i tha “po” Lyon-it pa hezitim: “Unë fola me Fabio Grosso, një ish, i cili më tregoi se si ishte i dashuruar me klubin dhe qytetin. Pranova pa menduar për asgjë, pasi ai më inkurajoi për këtë hap. Kur m’u paraqit kjo mundësi, me të vërtetë kisha në mendje të jetoja një përvojë jashtë vendit”.

Për rolin e tij, këto janë fjalët e mbrojtësit Italian: “Pozicioni im natyror është në të djathtë, të luaj me këmbën time të fortë, por që nga fillimi i karrierës, si me klubet, ashtu edhe në ekipin kombëtar, gjithashtu kam luajtur shumë ndeshje në të majtë. Pra, jam mësuar, nuk është problem”.

Lidhur me të ardhmen, De Sciglio ka ide të qarta: “Unë do të doja të qëndroja këtu, por varet nga Lyon dhe Juve. Ne do të shohim çfarë mund të ndodhë në fund të sezonit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat