Drita dështon, pikë e madhe për Drenicën

Futboll

Drita dështon, pikë e madhe për Drenicën

Nga: K.G. Më: 20 mars 2021 Në ora: 15:10
Drita dështon, pikë e madhe për Drenicën

Kampioni në fuqi, Drita nga Gjilani, dështon si vendas duke barazuar me rezultat 1:1 me Drenicën nga Skenderaj.

Në minutën e 29-të, Bujar Shabani godet nga distanca dhe realizon për epërsinë e Dritës.

Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Baton Zabërgja barazon rezultatin 1:1. 

Pas javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës, Drita kryeson me 55 pikë dhe Drenica është në pozitën e nëntë me 27 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat