Nuhiu: Kemi skuadra që luftojnë për titull

Futboll

Nuhiu: Kemi skuadra që luftojnë për titull

Më: 20 mars 2021 Në ora: 15:36
Nuhiu: Kemi skuadra që luftojnë për titull

Drita është ndalur me barazim edhe në takimin e dytë radhazi në Superligën e Kosovës në futboll.“Bardhekaltrit” gjilanas barazuan 1:1 me Drenicën e rrezikuar, me dy golat e shënuar në fraksionin e parë të lojës.

Pas ndeshjes u deklarua trajneri i kampionëve në fuqi, Ardian Nuhiu i cili tha se ata e kanë ditur që do ta kenë vështirë në këtë takim.

“E kemi ditur që do të jetë e vështirë. Çdo ndeshje do të jetë e vështirë. Kampionati është i tillë.

Kemi skuadra që luftojnë për titull dhe skuadra që kërkojnë ta shmangin largimin nga liga. Mendoj që nuk kemi qenë mjaftueshëm agresiv në zonë për të krijuar raste. Ishim kërkues, ndërsa me pak fat edhe mund ta fitonim ndeshjen në fund”, tha Nuhiu për “Art Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat