Tafaj largohet nga klubi pas fitoi një pikë në Gjilan

Futboll

Tafaj largohet nga klubi pas fitoi një pikë në Gjilan

Më: 20 mars 2021 Në ora: 16:15
Tafaj largohet nga klubi pas fitoi një pikë në Gjilan

Johanes Hans Tafaj e udhëhoqi Drenicën drejt barazimit të madh te kampionia në fuqi Drita të shtunën gjatë ditës. Drenica barazoi në udhëtim te Drita në Gjilan 1:1.

Me të përfunduar ndeshja, Tafaj është larguar nga Drenica duke treguar se është staf i trajnerit Bledar Devolli që u largua ditë më parë,

“Besoj se kjo ishte pika e kthesës për Drenicën. Të punosh te Drenica është nder dhe kënaqësi. Patjetër që kam njohur njerëz të mirë, ambienti është i mrekullueshëm. Vazhdoj të jem pjesë e stafit të Devollit, ndërsa kjo ishte ndeshja ime e fundit te Drenica”, tha Tafaj pas takimit me Dritën.

Drenica është në vendin e parafundit në tabelë me 27 pikë. Por me pikën e fituar është barazuar me Arbërinë që zë vendin e tetë, që dërgon skuadrat në barazh. Për “kuqezinjtë” ishte barazimi i tretë rresht në ligë. Në mesjavë u eliminua nga Kupa e Kosovës, pas humbjes 1:0 të pësuar nga Dukagjini në Klinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat