Shkëndija si uragan, turpëron skuadrën e njohur maqedone

Futboll

Shkëndija si uragan, turpëron skuadrën e njohur maqedone

Nga: Kemajl Goca Më: 20 mars 2021 Në ora: 16:58
Shkëndija si uragan, turpëron skuadrën e njohur maqedone

Shkëndija nga Tetova, si uragan, me lojë dhe me gola e turpëron Vardarin e Shkupit, duke e mposhtur me rezultat 6:1 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. 

Vardari pësoi debakël të vërtetë dhe është me fat që nuk pësuan edhe më shumë gola.

Djelmoshat e trajneri Ernest Gjoka, dhuruan lojë të bukur dhe festival golash, ndërsa Vardari kokulur lëshuan fushën duke pësuar humbjen me të rëndë.   

Image

Për Shkëndijen shënuan futbollistët Florent Ramadani (27'), Besart Ibraimi (34' e 49'), Luççe Doriev (55'), Rubin Hebaj (69'), Dashmir Elezi (90’) dhe për Vardarin Martin Mirchevski (11’).

Shkëndija kryeson me 53 pikë, ndërsa Vardari bie në zonën e kuqe, aty ku mund të bie edhe nga liga, në vend të nëntë me 27 pikë të mbledhura.

Kampionati i Maqedonisë së Veriut 
Vardari-Shkëndija 1:6
Sileksi-Shkupi 1:3
Renova-Makedonija GP 1:2
Bellasica-Rabotniçki 1:0
Akademija Pandev - Struga Trim & Lum 1:0

Tabela
1. Shkendija 24    15    8    1    47:14    53
2. Shkupi    24    13    7    4    35:20    46
3. Makedonija GP    24    12    5    7    36:31    41
4. Struga Trim & Lum    24    8    10    6    24:20    34
5. Rabotniçki    24    7    12    5    27:24    33
6. Boreci    23    9    5    9    23:23    32    
7. Pelisteri    23    7    7    9    22:26    28
8. Akademija Pandev    24    8    4    12    18:25    28
9. Vardari    24    6    9    8    29:40    27    
10. Sileksi 24    7    5    12    31:30    26
11. Renova    24    5    9   10    26:34    24
12. Bellasica    24    3    5    16    19:49    14
Me 4 prill do të takohen: Pelisteri-Vardari, Rabotniçki-Boreci, Shkëndija-Sileksi, Shkupi-Renova dhe Sruga TL-Bellasica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat