Nota e Milot Rashicës, Admir Mehmedit...

Futboll

Nota e Milot Rashicës, Admir Mehmedit...

Më: 20 mars 2021 Në ora: 18:42
Nota e Milot Rashicës, Admir Mehmedit

Wolfsburgu ka shënuar fitore ndaj Werder Bremenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Bundesligë.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Weserstadion” ka përfunduar me rezultatin 1-2.

Joshua Sargent (autogol) dhe Wout Weghorst shënuan në fitoren e mysafirëve, kurse Kevin Mohwald shënoi golin e vetëm për vendasit.

Te Werder Bremeni titullar ishte Milot Rashica, i cili luajti për 82 minuta, teksa Admir Mehmedi luajti te Wolfsburgu për 86 minuta.

Rashica u vlerësua me notën 6.8, kurse Mehmedi mori notën 6.4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat