I premton besnikëri Barcelonës!

Futboll

I premton besnikëri Barcelonës!

Më: 20 mars 2021 Në ora: 18:46
I premton besnikëri Barcelonës!

Te Barcelona ka nga ata që duan të largohen, por edhe nga ata që duan të qëndrojnë…

Jordi Alba  është prej vitesh një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë.

Nga viti 2012 është pjesë e Barcelonës, teksa nesër feston 32-vjetorin e lindjes. Ai ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 me klubin katalanas.

Fundin e karrierës e sheh larg, por Jordi Alba ndihet shumë mirë dhe shpreson ta mbyllë karrierën në “Camp Nou”, dëshirë që e shpreh në prononcimin e dhënë për katalanasen Sport.es.

“E shoh shumë larg fundin e karrierës. Ndihem shumë mirë fizikisht dhe psikologjikisht.

Uroj që të jem në një klub që më do në momentin që do të var këpucët në gozhdë. Kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës këtu dhe Barcelona është klubi që kam për zemër“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat