Nuk del parashikimi i trajnerit të Werderit, Rashica vazhdon...

Futboll

Nuk del parashikimi i trajnerit të Werderit, Rashica vazhdon...

Më: 20 mars 2021 Në ora: 18:59
Nuk del parashikimi i trajnerit të Werderit, Rashica vazhdon...

Dje në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt, është shprehur optimist se ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica do të shënojë.

Mirëpo nuk doli i saktë parashikimi i trajnerit të tij, ylli i Përfaqësues tonë nuk arriti të shënoj gol, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra e Milot Rashicës, Werder Bremen, ka pësuar në fushën e vet në sfidën e sotme ndaj Wolfsburgut në kuadër të javës së 26-të në Bundesliga.

Werderi u mposht me rezultat 1:2, duke vu në pah edhe njëherë vështirësitë që po kalon. Rashica në këtë sfidë ishte titullar dhe luajti 82 minuta por pa mundur t’i ndihmojë skuadër shumë.

Gjithsesi, lajmi i mirë për opinionin kosovar është fakti se ai nuk pati ndonjë shqetësim dhe është gati për t’ju bashkuar ekipit të Kosovës për ndeshjet me marsit ku luan me Lituaninë (miqësore) dhe me Suedinë e Spanjën (kualifikuese).

Rashica pritet që nesër të udhëtojë drejt Prishtinës. Werderi më këtë humbje pozicionohet në vendin e  12 me 30 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat