Pirlo: E ardhmja e Ronaldos? Ka ende një vit në kontratë

Futboll

Pirlo: E ardhmja e Ronaldos? Ka ende një vit në kontratë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 19:24
Andrea Pirlo dhe Cristiano Ronaldo

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka folur për të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

Pirlo duke folur para gazetarëve në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Beneventos ka folur për të ardhmen e Ronaldos.

Ronaldo u shpall lojtari më i mirë i vitit 2020 nga Asociacioni Italian i Futbollistëve.

Por, tekniku italian u pyet për të ardhmen e Roanldos, pasi kohëve të fundit u spekulua një rikthim i mundshëm tek Real Madridi.

“Jo, nuk e kemi menduar ende këtë gjë sepse Ronaldo ka edhe një vit në kontratën e tij, kështu që jemi të lumtur që mund të vazhdojë të luajë për ne këtu”, tha ai.

“Sa i përket gjendjes fizike dhe teknike, nuk kemi menduar sepse jemi duke menduar si ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë për ne”, tha Pirlo.

“Pastaj, ai këtë vit tashmë ka shënuar një mori golash, kështu që është e drejtë të mendojmë të përfundojmë këtë sezon në mënyrën më të mirë”, përfundoi Andrea Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat