Martohet me tuta sportive

Futboll

Martohet me tuta sportive

Më: 20 mars 2021 Në ora: 19:37
Martohet me tuta sportive

Portieri i Real Madridit, Andriy Lunin u korurëzua më partneren e tij, Anastasia, në një ceremoni, ku kishte të veshura tuta sportive.

Lunin martesën e bëri publike përmes rrjetit social, Instagram, duke shfaqur imazhe nga korurëzimi.

22 vjeçari ukrainas, shkroi: “Një ditë shumë e veçantë dhe e rëndësishme në jetën tonë. Të dua”.

E veshur me të gjitha të bardhat, Anastasia, gjithashtu 22 vjeç, postoi: “Të dua. Dita më e mirë e jetës sime”.

Nuk është e qartë se sa kohë çifti kanë qenë së bashku, por ata jetojnë me njëri-tjetrin në Madrid,  shkruan Insporti.

Ndryshe, Lunin nënshkroi për Realin në vitin 2018 nga Zorya Luhansk, dhe që atëherë ai është huazuar tre herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat