Juventus publikon listën e lojtarëve të grumbulluar ndaj Beneventos, mungon Dybala

Futboll

Juventus publikon listën e lojtarëve të grumbulluar ndaj Beneventos, mungon Dybala

Më: 20 mars 2021 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Juventus ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar ndaj Beneventos në kuadër të xhiros së 28-të të Serie A.

Paulo Dybala vazhdon të jetë jashtë fushave, edhe pse trajneri, Andrea Pirlo konfirmoi se ai është në formë të mirë fizike por që ka një lodhje kur merr topin.

Cuadrado është në listën e të munguarve bashkë me Merih Demiral i cili pësoi një lëndim.

Mungesë tjetër është edhe Aaron Ramsey i cili mungon shkaku i lëndimit. Ndërkohë, McKennie është rikthyer nga lëndimi.

Lista e plotë e lojtarëve të Juventusit të thirrur për ndeshjen ndaj Beneventos.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat