11 ndeshje pa fitore, Schalke në krizë të thellë

Futboll

11 ndeshje pa fitore, Schalke në krizë të thellë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 21:41
Foto ilustrim

Vijon kriza e thellë për Schalke 04 në Bundesliga, me blutë mbretërorë që me shumë gjasa sezonin e ardhshëm do të luajnë në Bundesligën e dytë.

Schalke pësoi një tjetër humbje pasi u mposht lehtësisht në Veltins Arena nga Borussia Monchengladbach me rezultatin 0-3.

Lars Stindl zhbllokoi shifrat në minutën e 15-të ndërkohë që në fraksionin e dytë miqtë realizuan edhe dy herë të tjera me Lainer dhe zviceranin Nico Elvedi, duke u rikthyer te fitorja pas 4 humbjesh radhazi dhe duke ringjallur shpresat për një vend në Europa League sezonin e ardhshëm.

Për Schalken ndërkohë kjo ishte humbja e 9-të në 11 takimet e fundit në të cilat ka marrë vetëm 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat