Arsyeja e fortë se pse Feronikeli nuk po ‘guxon’ ta shkarkojë Klodian Duron

Futboll

Arsyeja e fortë se pse Feronikeli nuk po ‘guxon’ ta shkarkojë Klodian Duron

Më: 20 mars 2021 Në ora: 22:32
Arsyeja e fortë se pse Feronikeli nuk po ‘guxon’ ta shkarkojë Klodian Duron

Feronikeli është në ‘halle’ me trajneri e tyre Klodian Duron, sidomos pas dy humbjeve të fundit.

Ish futbollisti i njohur shqiptar, që më parë kishte drejtuar Kukësin, Kamzen dhe Luftërarin, nuk po kalon një periudhë të mirë te Feronikeli, shkruan GazetaOlle.

Humbja nga Prishtina në Kupën e Kosovës pas penalltive i vuri ‘gozhdën’ sezonit të dështuar të Feronikelit, edhe pse kishin ndërtuar një skuadër për të dal kampion me shumë harxhime.

Por më e dhimbshme duket humbja e sotme ndaj Besës së Pejës (2:1), një skuadër me emër, por që këtë vit është prezantuar me futbollistë të ri dhe ishte fitorja e dytë.

Edhe për kundër këtyre humbjeve, Duro vazhdon të qëndrojë aty, stoik, madje duke shitur edhe pallavra se si e “pruri futbolli evropian te Feronikeli”.

Arsyeja se pse kryesia e Feronikelit nuk e shkarkon Klodian Duron është kontrata e tij dhe klauzola që ka në të.

Duro ka kontatë me Feronikelin edhe për sezonin 2021/22, ndërsa nëse shkarkohet më herët, klubi duhet t’ia paguajë atij afërisht 100 mijë euro dëmshpërblim, mëson GazetaOlle.

Ky ka qenë kushti i trajnerit në fillim për të pranuar punën në klubin nga Drenasi.

Feronikeli ka pasur probleme në vitet e fundit me trajnerë, ku pas shpalljes kampion të Zekirija Ramadanit, aty asgjë nuk ka shkuar mirë.

Dejan Vukicevic, Agim Sopi dhe Afrim Tovërlani nuk arritën të linin gjurmë në klubin që ka tre tituj kampioni në Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat