Fati po vazhdon të mbesë jashtë fushave

Futboll

Fati po vazhdon të mbesë jashtë fushave

Më: 20 mars 2021 Në ora: 23:12
Fati po vazhdon të mbesë jashtë fushave

Ansu Fati po vazhdon të mbesë jashtë fushave të gjelbëra për shkak të një lëndimi që ka pësuar në nëntorin e vitit të kaluar në gju.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka thënë në një konferencë për shtyp se do të duhen disa javë para se i riu të mund të bashkohet me trajnimin në grup.

Duke folur për shërimin e Ansu Fati nga dëmtimi i tij,  Koeman tha: “Shërimi i tij po zgjat pak më shumë sesa prisnim, kjo është e vërtetë”.

“Ai tani po punon mirë në palestër dhe pas disa javësh do të fillojë stërvitjen jashtë. Ai është një lojtar i ri”, shtoi tutje holandezi.

Kohët e fundit Fati u raportua se do të kthehej në fillim të prillit, por duket se mund t’i duhet anësorit të ri pak më shumë kohë për t’u kthyer nga dëmtimi i tij i keqe në gju i cili pësoi në nëntor.

Para dëmtimit të tij, Spanjolli kishte luajtur 10 ndeshje të Barcelona këtë sezon – duke shënuar pesë gola dhe duke regjistruar katër asistime në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat