Portieri shënon në sekondat e fundit të ndeshjes

Futboll

Portieri shënon në sekondat e fundit të ndeshjes

Më: 20 mars 2021 Në ora: 23:15
Portieri shënon në sekondat e fundit të ndeshjes

Portieri shënon në sekondat e fundit të ndeshjes, e shpëton nga humbja Sevillën!

Është mbyllur me barazim 1:1 ndeshja mes Valladolidit dhe Sevillas e vlefshme për xhiron e 28-të në La Liga.

Sevilla ishte në disavantazh deri në fund të ndeshjes, kur u shënua goli i barazimit.

Por, ky gol ishte edhe më special, pasi u shënua nga portieri Bono në sekondat e fundit të ndeshjes.

Bono kishte shkuar përpara për ta ndihmuar ekipin të barazojë dhe pas një tollovie të krijuar arriti të dërgonte topin në rrjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat