Mbrojtësi i Fiorentina-s: Në Serinë A po matem me më të mirët. Lukak më ka lënë një shenjë në qafë

Futboll

Mbrojtësi i Fiorentina-s: Në Serinë A po matem me më të mirët. Lukak më ka lënë një shenjë në qafë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 06:41
Martinez Quarta

“Për ne është një sfidë shumë e rëndësishme dhe përballja me një ekip të madh si Milan-i dhe një kampion si Ibrahimovic të motivon më shumë”.

Këto janë deklaratat e bëra nga Martinez Quarta, mbrojtës i Fiorentina-s, që të dielën do të përballet me një tjetër super sulmues të kampionatit italian.

Qendërmbrojtësi ka komentuar për Tuttosport betejat që ka patur deri tani me sulmuesit e Serisë A:

“Jam i bindur se ata (Milan-i) do të vijnë për të marrë tri pikët, por edhe neve na duhen pikë”, ka thënë argjentinasi.

“Sulmuesit në Itali? Lukaku është i fortë, më ka lënë edhe një shenjë në qafë… Më pas Dzeko, Lautaro dhe jo vetëm. Jam shumë i lumtur që kam ardhur në Itali, kjo eksperiencë më lejon të matem me më të mirët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat