Tjetër arritje e madhe për makinerinë e golave, Haalandin

Futboll

Tjetër arritje e madhe për makinerinë e golave, Haalandin

Më: 21 mars 2021 Në ora: 08:06
Erling Haaland

Erling Haaland preku shifrën e 20 golave ​​në Bundesliga këtë sezon duke shënuar dy herë në barazimin 2-2 të Borussia Dortmund me Koln gjatë ditës së sotme.

20-vjeçari tani ka shënuar 21 gola në 21 ndeshje në Bundesliga këtë sezon dhe është i dyti pas Robert Lewandowskit në listën e golashënuesve në Gjermanisë.

Haaland është bërë gjithashtu lojtari më i shpejtë në histori që ka shënuar 20 gola të Ligës së Kampionëve, rekord që e theu po ashtu këtë muaj.

Norvegjezi ka shënuar 20 gola në 14 ndeshje në garën më prestigjioze evropiane, krahasuar me 40 ndeshjet e Lionel Messi dhe 56 ndeshjet e Cristiano Ronaldos për të arritur të njëjtën shifër.

Për një krahasim më të afërt, Harry Kane mbajti rekordin e mëparshëm, duke shënuar 20 gola në 24 paraqitje të Ligës së Kampionëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat